Dhuna realitet! Vepro tani! Neser eshte vone!

Dhuna realitet! Vepro tani! Neser eshte vone!

...proteste paqesore

By Refleksione

Në kuadër të Ditëve Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Grave, shoqatat "Refleksione", "Në Dobi të Gruas Shqiptare", "Refleksione", YWCA , Linja…

More...
Konferenca: “’ 90+20- Lёvizja e gruas - Arritje, Sfida, Rruga pёrpara”

Konferenca: “’ 90+20- Lёvizja e gruas - Arritje, Sfida, Rruga pёrpara”

...punimet

By Refleksione

Shoqata “Refleksione” nё bashkёpunim me Shoqatёn” Nё dobi tё Gruas Shqiptare” dhe Qёndrё e Aleancёs Gjinore pёr Zhvillim zhvilluan mё…

More...
90+20- Lёvizja e gruas - Arritje, Sfida

90+20- Lёvizja e gruas - Arritje, Sfida

...fjala në konferencë

By Refleksione

Fjala e hapjes nga Ani Ruci, Presidente e Shoqatёs Refleksione, "Barazia gjinore nё Shqipёri njё biznes i papёrfunduar, njё synim…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2011 JoomlaWorks Ltd.

Konferenca” ‘90+20- Lëvizja e gruas në Shqipëri, Arritje, Sfida, Rruga Përpara”

Opening remarks by Head of EU Delegation to Tirana, Ambassador Ettore Sequi

Konferenca” ‘90+20- Lëvizja e gruas në Shqipëri, Arritje, Sfida, Rruga Përpara” organizuar nga “ Refleksionet” në bashkëpunim me Qendrën e Aleancës Gjinore për Zhvillim dhe Shoqatën “ Në dobi të Gruas Shqiptare” më 30- 31 Tetor 2012, në Tiranë.
Fjala përshëndetëse e Ambasadorit të delegacionit të BE në Tiranë, Ettore Sequi,

Të nderuar President Moisiu, Znj.Dones, Znj. Ruci, Znj. Tapia, Znj. Arbana,
Pjesëmarrës të nderuar, Zonja dhe zotërinj,
Është kënaqësi për mua të marr pjesë në këtë konferencë. Leuzeun His të filloj duke vënë në dukje që gratë të cilat flasin me zërin e tyre janë gra të forta. Gratë kanë luajtur gjithmonë një rol domethënës në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë. Pyes veten sesa shumë gra në këtë sallë dhe përtej saj dinë gjithshka për jetën dhe rolin e grave që do të jenë në qëndër të ekspozitës që hapetr nesër më 31 Tetor në Muzeun Historik Kombëtar? Sa dinë sot gratë në Shqipëri për jetën, betejat dhe sukseset e grave gjatë historisë?  Sa e kanë kuptuar sot gratë që vërtet nuk ka kufizime të paravendosura në gjithë sa një grua mund të arrijë? Ajo që ndjej është se njohuritë nuk janë të mjaftueshme- dhe kjo duhet të jetë një shqetësim pasi historitë e grave janë frymëzuese, të gjitha, pa përjashtim. Dhe frymëzimi ushqen besimin dhe kurajon që lypset për të dalë mposhtur rrethanat, rrethanat shtypëse, pabarazinë dhe vazhduar përpjekjet tuaja.

 

Frymëzimi ështe çelësi i emancipimit.

Emancipimi nuk është diçka që ne e realizuam në vitet ’60-të dhe ’70-të. Fundit Emancipimi i gruas - çlirimi i saj nga kufizimet ligjore, politike, shoqërore rrethojnë jetën e tyrelirimi prej tyre është një detyrë e ditës ashtu si në vitet ’60-të dhe ’70-të. Është e vertetë që Lëvizja Feministe, e ashtuquajtur e valës së dytë dhe fryma e të drejtave civile të përgjithshme e këtyre dekadave të fundit, nuk ka ndodhur në Shqipëri me të njëjtën mënyrë. Por kjo nuk do të thotë që Shqipëria mbeti jashtë, e huaj lidhur me të drejtat e gruas dhe të drejta të tjera. Jo aspak.
Në fakt, të sjellësh shembuj ndërkombëtarë në Shqipëri është gjithmonë disi problematike. Reagimi i zakonshëm ështe që pas tyre vjen justifikimi për mungesën e veprimit: ose ndjen që nuk mund të bësh krahasime mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, ose ndjen që nuk mund të zgjidhësh ato që të tjerët nuk kanë qenë të aftë të zgjidhin deri tani. Por emancipimi i grave është një nga çështjet e shumta ku këto justifikime nuk qëndrojnë përballë historisë.
Shqipëria është një nga pararendeset e të drejtës së votimit për gratë. Gratë shqiptare e kanë patur të drejtën e votimit që në vitin 1920, pra 24 vjet para Francës, 25 vjet para Italisë, 26 vjet para omen have had the right to vote since 1920, and that is 24 years ahead of France, 25 years para Italisë, 26 vjet para vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe 51vjet para Zvicrës.

  • Ju duhet të keni besim tek vetja
  • Shqipëria ka qënë një nga pararendëset e përpjekjeve për të drejtat e gruas dhe nuk ka asnjë arësye për të mos ndjekur këtë traditë në përballimin e sfidave të reja.
  • Pabarazitë gjinore shfaqen në shoqërinë e sotme dhe shpesh janë të përbëra nga forma të tjera diskriminimi që nuk i lejojnë gratë të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre.
  • Një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të grave është dhuna ndaj tyre, që minon edhe mjaft të drejta të tjera themelore si dinjiteti dhe aksesi në drejtësi. Dhuna kundëer grave është një problem i ditës në BE dhe i patolerueshëm kudo në botë.
  • Vullneti politik i BE për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e grave është i dukshënm në udhërrëfyesin e BE lidhur me dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe në luftën e të gjitha formave të diskriminimit , për të cilat u ra dakort që në vitin 2008, ku lidhur me diskriminimin dhe dhunën ndaj gruas i jepet përparësi të drejtave të gruas në kuadër të politikës së BE për të drejtat e njeriut në vende të treta dhe ka një strategji për t’ u marrë me raste individuale si dhunim i të drejtave të njeriut.
  • Për më tepër që nga viti 1975, BE ka ndërmarrë nismën për të mbrojtur trajtimin e barabartë lidhur me punësimin dhe kushtet e punës për burra dhe gra.
  • Sot legjislacioni i BE për barazinë gjinore e bën joligjore diskriminim ndaj grave në tregun e punes në vendet anëtare të BE.
  • Është e paligjshme gjithashtu që paga e grave të jetë më e ulët se e burrave për punë të barabartë ose punë që jep të njëjtën vlerë.
  • Ndonëse ka trend pozitiv në gjithë Europën për një shoqëri me barazi gjinore dhe barazi në tregun e punës , ka ende shumë për të bërë.
  • Lufta ndaj pabarazive me bazë gjinore është një sfidë afatgjatë.
  • Kjo mes të tjerash do të thotë luftë kundër diskriminimit dhe stereotipeve në shoqëri.
  • Kjo do të thotë zhvillim i arsimit dhe shtim i treinimeve për gratë dhe vajzat
  • Kjo do të thotë promovim i grave në pozicione vendimmarrëse dhe me përgjegjësi
  • Vitet e fundit Shqipëria ka bërë përpjekje të lavdërueshme për të adresuar këto sfida, sidomos në legjislacion
  • Pavarësisht disa hapave pozitive përpara, të deklaruara në Progres Raportin e Komisionit Europian, mbetet shumë për të bërë për të përshtatur përpjekjet me situatën e rëndë të grave në Shqipëri, që janë dukshëm me një përfaqësim të ulët në politikë dhe në shumë fusha të tjera të jetës, subjekt i një dhune gjerësisht të përhapur si edhe i shtypjes.
  • Detyrat janë të qarta:
    • Zbatim i ligjeve egzistuese dhe politikave për të drejtat e gruas
    • Zbatim rigoroz i quotës gjinore në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
    • Koordinim më i mirë mes pushtetit qëndror dhe atij lokal
    • Dhe përderisa Shqipëria mbetet një vend burim i trafikimit të qënieve njerëzore, është i nevojshëm një përqasje që të ketë në qëndër viktimat, përfshirë shërbimet e riintegrimit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve.
  • Shoqëria civile ka një rol thelbësor për të luftuar diskriminimin gjinor, promovuar trajtim të barabartë në shoqërinë shqiptare dhe shtyrë klasën politike të ndryshojë situatën e grave në Shqipëri, ku si kudo në botë përbëjnë gjysmën e popullsisë që voton. Përpara janë zgjedhjet e 2013-s, këshilla ime eshtë : bëjeni votën tuaj të të rëndësishme.
  • Duke njohur rëndësinë e shoqërisë civile për të mobilizuar burimet e vendit për kauzën e rëndësishme të të drejtave të grave, Delegacioni i BE mirëpret dhe mbështet politikisht dhe financiarisht nisma si konferenca e sotmja.
  • Është e lavdërueshme që kjo nismë nuk është vetëm e një organizate –pas kësaj inisiative qëndron puna e tre organizatave që luftojnë për të drejtat e gruas. Bashkëpunimi është celesi i suksesit tuaj.
  • Do të doja të përfundoja me një citim të rëndësishëm për cdo betejë , një citim që ju vendos në qëndër të mbrojtjes së të drejtave tuaja: Mos harroni :“Askush nuk nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferior pa pëlqimin tuaj”. Të kuptoni që ju jeni celësi i suksesit tuaj, që ju jeni celësi për të ndryshuar rrethanat, është ajo që ju bën më të fuqishme.

Vendndodhja

  • Rr.Elbasanit, P.Fratari, Tërshana 2, KI, P.O.Box 2412/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakte

  • +355-42340434
  • Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Orari

Hen-Pr 9 - 17
Diel mbyllur

Na ndiqni